Po tentonin të arratiseshin nga Italia drejt Francës 3 anëtarët e tjerë të bandës së grabitësve ku bënte pjesë dhe minoreni shqiptar E. P, 16 vjeç i mbetur i plagosur rëndë gjatë një grabitje në komunën e Monterotondos në afërsi të Romës.
Policia italiane dy ditë më parë i ka vënë në pranga, ndërsa gjatë ditës së sotme Gjykata e Tivolit ka zyrtarizuar urdhërin e arrestimit me burg për tentativë grabtje të dhunshme ndaj 3 bashëkpunëtorëve të 16 vjeçarit E.P, i cili u braktis nga ata në hyrje të spitalit Gemelli, të Romës, pasi u plagos me armë zjarri nga pronari i vilës që po grabisnin
Anëtarët e tjerë të bandës janë shtetasi rumun me incialet M.V 34 vjeç i dënuar më parë nga drejtësia italiane e i shpallur në kërkim që prej qershorit të 2018 , pasi kishte shkelur urdhërin e arrestit shtëpiak.
Sipas policisë italianë 34 vjeçari rumun ka drejtuar automjetin e tipit Fiat Tipo SV me të cilën kanë braktisur para hyrjes së spitalit 16 vjeçarin e plagosur shqiptar.
Në pranga është vënë dhe shtetasi me inicialet R.Z 19 vjeç, me origjinë serbe, por i lindur në Itali. Të dy së bashku po tentonin të largoheshin nga Roma drejt Francës me një automjet të marr me qira.
Anëtari i 4 i bandës është një jetër minoren 16 vjeçari N.R, banues në të njëjtën lagje me 16 vjeçarin shqiptar E. P.
Ky i fundit vazhdon të jetë i shtruar në spitalin Gemelli të Romë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Italiani 29 vjeçar Andrea Pulone i cili ka qëlluar me dy plumba kundër E. P. është i hetuar për tentativë vrasje të qëllimshme për vetëmbrojtje të ligjshme.
Ligji i ri i sapo miratuar nga qeveria italiane mbi të drejtën e mbrojtes së ligjshme kundër cdokujt që tenton grabitjen e pronës private, hyn në fyqi më 17 maj 2019 pas publikimit në fletoren zyrtare e deri më atëherë italiani që qëlloj me armë kundër 16 vjecari shqiptar vazhdon të jetë një person nën hetim.