Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit te ndodhur ne Kryebushat te Shkodres mesditen e se merkures.

Ato jane Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39 vjeçe banuese ne Shkoder.

Informacioni i policise

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase qe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakBASHA: PREZENCA E USHTRISË NË AEROPORT ËSHTË E JASHTËLIGJSHME DHE GRUSHT SHTETI
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT MERR NË DORË KONTROLLIN E SIGURISË NË AEROPORTIN E RINASIT