Dy terrorristët që kryen sulmet vetëvrasëse në aeroportin ndërkombëtar në Bruksel, raportohen sipas mediave belge, se jane identifikuar si dy vëllezërit, Khalid dhe Brahim El-Bakraoui.

Sipas rrjetit RTBF vëllezërit janë persona me precedent penalë dhe të njohur për policinë. Ndërkohë që personi i tretë që shfaqet së bashku më vëllezërit në foto është identifikuar si Najim Laachraoui, i cili sipas policisë ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse ishte i lidhur me sulmet e Paris në nëntor, raporton agjencia Reuters. Prokurorët kanë thënë se ADN është gjetur në shtëpinë e përdorur prë terroristëve në Paris dhe se ai kishte udhëtuar në shtator në Hungari me Salah Abdeslam. Gjithmonë sipas RTBF, Khalid el-Bakraoui kishte marrë me qera një apartament në kryeqytetin belg, me një emër të rremë, pikërisht në lagjen Forest, ku u krye dhe aksionin në të cilin gjeti vdekjen një polic dhe ku u zbuluan gjurmët e gishtërinjëve të Abdeslam. Ndërkohë detaje të tjera dalin në dritë një ditë pas masakrës që shkaktoi të paktën 34 të vdekur dhe mbi 230 të plagosur. Autorët e sulmit në aeroport përdorën një taksi për të udhëtuar. Ata u identifikuan nga shoferi i Tkasisë, fill pas dolën fotot e para. Ndërsa dyshohet se celuala teroriste ka përdorur edhe dy automjete një Reno Clio dhe një Audi S4 në pronësi të një shtetasi 22-vjeçar nga Luksemburgu, ky i fundit i kërkuar prej një viti për terrorizëm. Atentati i një dite më parë u morr përsipër nga Shteti Islamik. Nga tre shpërthimet e djeshme, dy në aeroport dhe një në stacionin e metrosë, në Bruksesl humbën jetën 34 njerëz dhe u plagosën 250. Belgjika ka njoftuar 3 ditë zie kombëtare.

Artikulli paraprakSULMET TERRORISTE NË BRUKSEL, ARRESTOHEN TRE KOSOVARË
Artikulli tjetërPERFUNDON MORATORIUMI I GJUETISE, POR S’KA GJUETI DERI NE TETOR