Disa të burgosur shqiptarë në Itali dhe një italian drejtonin shpërndarjen e drogës nga qelia ku ishin burgosur, duke bërë që të lëndët narkotike dhe steroidet për muskujt të futeshin deri në burg, njoftojnë mediat italiane.

7 arrestime u kryen këtë mëngjes pas urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata e Venecias dhe të ekzekutuar nga Policia. Ky është përfundimi i një hetimi të kryer nga hetuesit në Venecia nga nëntori 2016 deri në tetor 2017.

Nga hetimi është zbuluar se disa të burgosur me origjinë shqiptare dhe një italian që mbahen në “Santa Mmaria Maggiore” në Venecia dispononin telefona celularë me të cilët kontaktonin me jashtë;

së dyti, hetimet treguan se ata drejtonin aktivitete të paligjshme përmes bashkëpunëtorëve të tyre duke sjellë drogë dhe steroide në burg. Në qeli u janë kapur disa smarfonë, karta telefoni, 100 tableta steroidesh dhe një thikë e punuar me dorë.

Arrestimet u kryen në agim në provincat e Venecias dhe Napolit me pjesëmarrjen e 80 policëve të mbështetur nga një njësi helikopterësh dhe qen.

Karabinierët zbuluan kanalet e furnizimit të drogës, që përfshinë edhe gruan e një të burgosuri italian. Më pas ata grumbulluan nëj sërë provash kundër ekstrakomunitarëve që menaxhonin një aktivitet të madh të shpërndarjes së drogës në Mestre e në veçanti në parqet publike të frekuentuara shumë nga të rinjtë.

Artikulli paraprakNUK NDALEN GRABITJET SHKALLMOHET E VIDHET BANESA
Artikulli tjetërLEZHE : BIEN DEPOZITAT E UJIT,RREZIKOJNE JETEN E QYTETAREVE