Identifikohet autori i sulmit, Abu Izzadeen shtetas britanik, pjesë e organizatës terroriste ‘Al Ghurabaa’ Terror në Londër

Në përvjetorin e parë të sulmeve që tronditën zemrën e Europës, Brukselit, sot një sulm terrorist është shënuar në Londër duke lënë 3 viktima, ndërsa autori është vrarë. Autori është Abu Izzadeen lindur në Britani, pjesë e organizatës terroriste ‘Al Ghurabaa’ ka përplasur me makinë tip “4×4” me shpejtësi qytetarët në urën “Westminster” duke lënë 20 të plagosur dhe 2 të vdekur dhe më pas është drejtuar për në godinën e Parlamentit duke u përplasur me gardhin rrethues. Pasi dështoi për t’u futur me makinë në godinën e parlamentit, agresori ka dalë nga makina dhe është përleshur me policët me thikë, duke lënë një oficer të vdekur. Agresori, që dyshohet se ka vepruar i vetëm është qëlluar më pas për vdekje nga oficerët e policisë. Disa nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje të rëndë dhe numri i viktimave mund të rritet në orët në vazhdim. Pjesa më e madhe e të plagosurve janë studentë nga Franca. Ndërkohë që sipas ambasadorit shqiptar në Londër deri tani nuk ka asnjë shqiptar të plagosur. Punimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë pezulluar nga nënkryetarja Lindsay Hoyle pas ngjarjes. Deputetët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda e të mos dalin jashtë. Ndërsa Kryeministrja Theresa May raportohet të jetë futur në një makinë nga një oficer policie i veshur jo me uniformë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ndërkohë vendi ndodhet në nivele të larta të sigurisë dhe emergjencës dhe sipas autoriteteve mund të dalë në terren edhe ushtria. Sipas ‘The Independent’ autori ka qenë azilant, ndërsa në objektiv mund të ketë qenë kryeministrja May, e cila ndodhej vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes në godinë dhe që më pas u largua me shpejtësi. Mbështetësit e ISIS festojnë në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM TE REPARTI NË PORTO ROMANO, DY ROJE TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërMPJ SHQIPTARE: DËNOJMË SULMIN, S’KA SHQIPTARË TË LËNDUAR