Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Qipro. Profesori i Departamentit të Shkencave Biologjike të Universitetit të Qipros, Dr. Leontios Kostrikis ka shpjeguar për mediat vendase se ky variant është quajtur Deltacron.

Kostrikis tha se janë identifikuar 25 qytetarë të infektuar me Deltacron nga të cilët, 11 prej tyre janë shtruar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

“25 pacientët tek të cilët u zbulua mutacioni i ri, 11 u shtruan në spital dhe 14 persona janë raste kontakti. Incidenca e mutacionit të ri ishte më e lartë te pacientët e shtruar sesa te pacientët ambulatorë . Mund të themi se lidhja e Deltacron me sëmundjet që kërkojnë trajtim nuk është e rastësishme”, tha ai.

Doktori Kostrikis tha se ky variant kishte simptoma të ngjashme me Deltën dhe Omicron.

Artikulli paraprakSHIRA NË TË GJITHË VENDIN, TEMPERATURAT DERI NË 16 GRADË
Artikulli tjetërSA KA NDIKUAR KORONAVIRUSI NË PRODUKTIVITETIN E PUNONJËSVE, SEKTORËT MË TË PREKUR