Rreth një muaj pas ekzekutimit të 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhë të Mirditës, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim njërin nga autoret e vrasjes.

Burimet bëjnë të ditur se në kërkim është shpallur Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani. Eri Zefi dyshohet se u mor peng dhe më pas dhe më pas u ekzekutua me plumb në kokë.

Trupi i pajetë i të riut u gjet rreth orës 16:00 të datës 2 tetor nga banorë të zonës.

Eri Zefi njihej dhe me emrin Anton Zefi. Sipas të dhënave, zyrtarisht ai ishte banor në Adriatik të Kurbinit, por prej kohësh jetonte në Durrës.

Ndërkohë bashkëshortja e Zefit i ka dërguar një letër mediave dhe institucioneve ku kërkon zbardhjen e krimit. Në një intervistë ekskluzive për Ora News, ajo bën thirrje që shteti të marrë masa kundër gjakmarrjes. Sipas saj, vrasja e Eri Zefit ka ndodhur për shkak të ngjarjes ku ka qenë i përfshirë vëllai i Eri Zefit, Ndue Zefi, i cili ka vrarë Martin Ndrecën.

Ndue Zefi autori i vrasjes në Durrës, 24 shkurt 2019

Policia po heton pistën e vrasjes për hakmarrje, pasi viktima Eri Zefi rezulton të jetë vëllai i Ndue Zefit i cili në muajin shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.

Krimi ndodhi pas një sherri në lokal në sy të djalit 10-vjeçar të Martin Ndrecës. Pak ditë pas krimit të kryer, Ndue Zefi është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës dhe vijon të qëndrojë në burg në pritje të dënimit që do ti japë Gjykata e Durrësit.

Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit. Hetimet e policisë janë përqëndruar pikërisht tek hasmëria mes dy familjeve, por nuk përjashtohet mundësia që 34-vjeçari të ketë patur ndonje konflikt tjetër, çka ka çuar në ekzekutimin e tij me armë zjarri.

Artikulli paraprak“JASHTËTOKËSORI” MESSI, ARGJENTINASI VENDOS NJË REKORD TË JASHTËZAKONSHËM
Artikulli tjetërINFO PLUS – 30.10.2019