Identifikohet shqiptari i vdekur në aksidentin tragjik në Itali

Shqiptari i mbetur i vdekur nga aksidenti i ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të kësaj të diele në Itali është Bruno Hasanaj, 50-vjeç, raportojnë mediat lokale. Në afërsi të Lucca-s, ai ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Smart” së bashku me një grua kur është përplasur me një makinë tjetër e më pas me barrierat anësore të rrugës. Në vendngjarje, mbërritën shërbimet e ambulancës për ti ardhur në ndihmë 50-vjeçarit, por ai nuk mundi të mbijetonte. Gruaja, pasagjere në “Smart” është plagosur lehtë, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër mbetën të padëmtuar.

Artikulli paraprak‘KOMUNIKIMI’, RAMA: 1 MLD USD PËR EKONOMINË FAMILJARE
Artikulli tjetërGJUHA SHQIPE BËHET ZYRTARE;DORËZOHET GRUEVSKI,PRANON PLATFORMËN E SHQIPTARËVE