Dy forcat e mëdha politike e kanë kaluar disa here vijen e kuqe dhe sot duhet të bashkohen për të votuar reformen në drejtësi, për të bërë për herë të parë drejtësi në këtë vend.
Kështu u shpreh nga Lezha Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi gjatë një takimi që zhvilloj me anëtarë dhe simpatizat të kësaj force politike në këtë qytet. Deputetja Mesila Doda ka deklaruar se PDIU do ta votojë reformen në drejtësi, por ka kujtuar se askush brenda reformes nuk mund të fuse nene që e dëmtojnë familjen. Nga ana tjetër drejtuesi i PDIU-së për Lezhën ka deklaruar se ky qytet do të jetë supriza e kësaj force politike në zgjedhjet e vitit të ardhshem. Gjatë takimit të PDIU-së në Lezhë u vu re një pjesmarrje e madhe e qytetarëve, ndërsa janë zgjedhur strukturat drejtuese të kësaj force politike ku kryetar i PDIU-së për Lezhën do të jetë Zef Doçi.