Organizata “International Fire and Rescue Association” dhuroi për repartin e zjarrfikëseve në Shkodër një automjet zjarrfikës.

Përfaqësues të saj ishin për një javë në Shkodër, ndërsa këtë të hënë kanë shpërndarë edhe 40 certifikata për punonjës të Zjarrfikëses.

Drejtori Agron Dibra falënderon miqtë nga Skocia për kontributin e tyre të dhënë për Shkodrën.

Përfaqësuesit e kësaj organizate u shprehën mjaft entuziast për mikpritjen shkodrane, ndërsa bën apel që pajisjet e dhuruara të ruhen dhe të mbahen sa më gjatë të jetë e mundur, në ndihmë të Shkodrës.

Të pranishmit bën të mundur shpërndarjen e certifikatave për të gjithë zjarrfikësit, ndërsa në fund u organizua edhe ceremonia për dhënien zyrtare të çelësave të automjetit të ri zjarrfikës.

 

Artikulli paraprakRAPORTI I SHËNDETIT MENDOR PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërKOMBËTARJA VIJON PËRGATITJET PËR KOSOVËN