Sofrat e iftareve në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit marrin një vlerë më të madhe kur shtrohen për persona të cilët kanë nevojë për ngrohtësinë dhe mbështetjen donë qofte edhe vetëm me një vakt.

Myftinia Shkodër në kuadër të iftareve të shturuar gjatë këtij muaji, të dielën pas perendimit të diellit ishte në ambientet e Shtëpisë së Fëmijës Shkollorë 6-18 vjeç për t’u treguar pjestarëve të saj, se ata nuk janë vetëm. Me pjesëmarrjen e myftiut të Shkodrës Imam Muhamed Sytari dhe teologut Lavdrim Hamja, këta fëmijë i’u gëzuan një vakti me zemër të bardhë.

Në nisje, Imam Muhamed Sytari ftoi biznesmenet dhe insitucionet t’u bashkohen veprave të tilla. Përfaqësues të myftinisë Shkodër premtuan që shtrimi i iftareve për shtresat në nevojë do të vijojë deri në mbyllje të muajit të madhëruar të ramazanit.

Artikulli paraprakMINISTRI BUSHATI NË THETH, GARANTON INVESTIME
Artikulli tjetërZYRAT E INFORMACIONIT TURISTIK