Myftinia e Shkodrës shtroi një iftar në muajin e madhërueshëm të Ramazanit duke e quajtur “iftari i miqësisë dhe vëllazërisë” me të ftuar drejtues e përfaqësues të klerit nga Kosova, Ulqini dhe Tirana. Myftiu Sytari në fjalën e tij tha se në këtë muaj të shenjtë duhet që të hapim krahët e bashkëpunimit.

Myftiu i sapoemëruar i Prizrenit në Kosovë, imam Valon Ibrahimi foli për një të ardhme më të ndritur në mesin tone.

Myftiu i Ulqinit në Malin e Zi, imam Ali Bardhi kujtoi kohën kur ishte nxënës i Medresesë së Shkodrës por edhe kujtimet dhe lidhjet e gjyshit të tij me këtë qytet.

Teologu Tahir Zeneli përmes një lutje në këtë iftar kërkoi që Zoti të na bëjë më të qëndrueshëm në përditshmërinë tone.

Në këtë iftar të Myftinisë Shkodër morën pjesë edhe personalitete të fesë dhe besimit të qytetit të Shkodrës duke bashkëndarë mendimet e sakrificat në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

https://youtu.be/_BUY_Cm3szs

Artikulli paraprakVIJËZIMI I RRUGËS, BASHKIA: NESËR BLLOKOHET QARKULLIMI DERI NË ORËN 12:00 NË RRUGËN “KARDINAL MIKEL KOLIQI”
Artikulli tjetërMYFTINIA DHURON PAKO USHQIMORE PËR INVALIDËT