Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e nesërme (e diel, dt. 26 Dhjetor) priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe jug të territorit, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Në qarkun e Shkodrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Përgjatë datave 26 deri 29 Dhjetor 2021 pritet një rritje e prurjeve në lumin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.25) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës. Nesër (e diel, dt.26) priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet Shkodrër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, mesatare në qarkun e Lezhës dhe reshje të dobëta në qarqet e tjerë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat veriore dhe jugore të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 13 °C
në vendet malore: 3 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.25) dhe nesër (e diel, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet.