Lumenjtë Drin dhe Buna si dhe Liqeni i Shkodrës pritet të kenë prurje dhe nivele të larta. Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) bën të ditur se, sipas përllogaritjeve, këto dy lumenj dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë nivele të larta të ujit me qëndrueshmëri të hartës së përmbytjes.

Keshtu me datat 14-15 nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna, por me tendencë ulje.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë rënie të prurjeve.

Sipas IGJEUM, në shumë qarqe priten reshje të dobëta.
Sakaq në Njësitë Administrative të përmbytura situata vazhdon të jetë në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2400 Ha.

Artikulli paraprakTË PËRMBYTURIT NË PROTESTË
Artikulli tjetërSTAR PLUS FUTET NË SHIRQ