Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në një takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një postimi në rrjetetet sociale, ai shkruan se Shqipëria është e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarve që jetojnë në Serbi.

‘Ishte kënaqësi të mirëprisja Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar të Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur shqiptarët në Serbi në mbrojtjen e të drejtave të tyre’, shkruan ai.

Artikulli paraprakBASHA ZBULON PROGRAMIN NË FEDERATËN GLOBALE PËR KONKURRUESHMËRI: TAKSË E SHESHTË 9%,
Artikulli tjetërGJENDET 15 VJEÇARI NGA POSTRIBA