Është vetëm 18 vjeç dhe ka fituar çmimin e nderit në Olimpiadën e 60-të Botërore të Matematikës të realizuar në Angli pak ditë më parë. Igli Mlloja, është ish- maturanti I cili relaksin dhe argëtimin I ndërthur me ushtrime të shumta matematikore duke arritur që të jetë një adoleshent ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim. Igli na rrëfen emocionet e para pasi fitoi çmimin e nderit.

Për Iglin kjo është olimpiada e 10-të në të cilën merr pjesë, ndërsa tregon se e ka tepër të vështirë për të gjetur bazën materiale për përgatitjen e vazhdueshme për këto olimpiada.
Tashmë për Iglin nis një rrugëtim I ri, sepse ai do të fillojë studimet në një nga universitetet më të mira në Katar, një rrugëtim ky sa I bukur aq edhe I vështirë për të.
Matematika është sporti I preferuar për Iglin.

Edhe pse një djalë I ri, me prirje të theksuar në drejtimin e shkencave ekzakte, Igli Mlloja është diplomuar me notën 10 në të gjitha lëndët duke treguar se përveç pasionit për matematikën, prioritet për të kanë edhe lëndët e tjera.

Ai numëron një sërë diplomash dhe çertifikatash vlerësimi nga shumë olimpiada të organizuara në mbarë botën. Për të, ky është një sukses që duhet të pasohet nga diplomimi në shkenca kompjuterike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikulli paraprakMETA: DHURIMI I GJAKUT, AKT HUMANIZMI QË NA NDIHMON TË SHPËTOJMË JETË NJERËZISH
Artikulli tjetërÇESK MILLJA: PO PUNOHET MBI LIGJIN E EMERGJENCAVE