Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin me dy viktima që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë atentatin, si dhe makinën me të cilën janë arratisur atentatorët. Filmimet e kamerave pritet të ndihmojnë hetuesit në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, bëhet me dije se makina “Toyota” e gjetur duke u djegur në Thumanë është me targa AA 532 ON, të cilat rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Policia ka ngritur pika kontrolli në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Artikulli paraprakNËNËS SË MIHASIT I RA TË FIKËT NË MARKET KUR MËSOI LAJMIN, VIKTIMAT ISHIN FQINJ
Artikulli tjetërRESHJE SHIU DHE ULJE TEMPERATURASH PAS MESDITËS,JA SI PARASHIKOHET MOTI KËTË TË DIELË