Korriku i vitit 2022 ka shënuar një rekord të shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri me rreth 2 milionë të tillë. Kjo shifër është edhe më e lartë se para nisjes së pandemisë ku viti 2019 shënoi 1 milion e shtatëqind mijë persona.

Por nëse do të shohim lëvizjet e vetë shqiptarëve, daljet vazhdojnë të kenë të njëjtin trend me rreth 550 mijë që kanë lënë vendin dhe 600 mijë që janë kthyer. Por nëse e shohim si gjashtë mujor janë mbi 100 mijë persona që nuk janë kthyer në vend.

I njëjti trend në fakt shihet edhe në dy vitet e shkuara me rradhë. Shifra këto që vijnë në kohën kur gjithnjë e më shumë po vihet re impakti i emigracionit.

Sipas INSTAT në kulmin e sezonit veror ka pasur një rritje më të madhe me 3.8 herë më shumë të vizitave nga spanja e në vend të dytë renditet Italia dhe Greqia.

Po ashtu rezulton se më shumë se 90 për qind e personave që kanë ardhur në vendin tonë kanë paraqitur si arsye pushimet, vizitat tek të afërmit, çështje mjekësore dhe një pjesë më e vodël kanë dhënë si shkak vetëm çështjen personale.

Sa i përket lëvizjeve rrugët detare kjanë më të preferuara e më tej ajo tokësore teksa fluturimi renditet më pak i preferuar por me një rritje prej 2.2 për qind. Me këtë trend pritet që edhe gushti të shënojë një fluks më të lartë të vizitave në vend.

Artikulli paraprakNIS LUFTA FARMACEUTIKE: MODERNA PADIT PFIZER PËR SHKELJE TË PATENTAVE MBI VAKSINËN KUNDËR COVID
Artikulli tjetërSTUDIMI/ NË TË ARDHMEN NXEHTËSIA E RREZIKSHME PARASHIKOHET TË GODASË TRI HERË MË SHPESH