Pas javëve të temperaturave përvëluese, fundjava që lamë pas i dha fund motit të nxehtë afrikan për shkak të rrymave ajrore të ardhura nga Evropa Veriore .

Por, ditët e freskëta veçanërisht e diela dhe e hëna, do të ikin shpejt, pasi temperaturat e larta do të rikthehen brenda pak ditësh. Moti i nxehtë afrikan tashmë do të rikthehet kryesisht në Evropën Jugore, ndërsa temperaturat e larta janë rikthyer në Spanjë për të vijuar më tej në Itali dhe vendet e tjera përfshirë edhe Shqipërinë. Pavarësisht motit të nxehtë, temperaturat deri në fund të korrikut nuk pritet të jenë aq ekstreme sa ditët e fillimit të muajit. Sipas parashikimit të Meteoalb, gjatë kësaj jave deri më 23 korrik, moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira kalimtare, ndërsa në zonat veriore dhe lindore do të preken nga shira të pakët. “Temperaturat të hënën dhe te martën mbeten thuajse konstante ndërsa pritet rritje të lehtë e graduale nga e mërkura dhe në vijim duke bërë që fundjavën e ardhshme, termometri te ngjitet mbi 35 grade C”, bën me dije Meteoalb.

Artikulli paraprakDHJETË VATRA ZJARRI NË 7 QARQE
Artikulli tjetër“BURG” AUTORIT TË PLAGOSJES SË TREFISHITË