E hëna do të shënoj rifillimin e procesit mësimor për të gjitha shkollat e arsimit universitar dhe parauniversitar në vend.
Afati i pushimit përcaktuar nga Ministria e Arsimit si pasoje e epidemisë gripale ka përfunduar . Edhe çerdhet dhe kopshtet do të çelin të hënë dyert për të gjithë vogëlushet e regjistruar në to. Situata gripale po vjen në rënie e për pasojë nuk është më e nevojshme mbajtja e shkollave mbyllur. 16 janari do të shënoj edhe rinisjen normale të punës edhe për të gjithë punonjësit e administratës që përfituan nga urdhri i qeverisë për situatën e krijuar nga i ftohti dhe gripi.