Nuk ka nisur ne mënyren me te mire te mundshme vitin 2016 zyra e shërbimeve te policisë shkoder.Ne ditën e pare te punës pas festive te nderimit te viteve kjo zyre nuk kishte internet duke bllokuar kështu fluksin e madh te emigranteve te cilët kishin ardhur te kryenin shërbime te ndryshme per tu larguar me pas ne vendet ku punojnë.

Disa prej tyre shprehen se mund te humbasin vendet e punës si shkak I vonesave me te cilat janë përballur.Ata e konsiderojnë këtë situatë si aspak normale, ndërsa askush nuk nuk ju jep përgjigje për kaosin e krijuar. Qytetarët shkodrane kërkojnë që të gjendet një zgjidhje, pasi e njëjta situate perseritet çdo vit sa here qe kthehen ne atdhe. I vetmi sportel funksional per te interesuarit këtë te marte ishte ai i tërheqjes se pasaportave ndërsa te gjitha shërbimet e tjera janë bllokuar per ore te tera.Policia e shtetit njoftoi një dite me pare te gjithë qytetaret per rihapjen e zyrave me 5 janar 2016 pas mbylljes nga mesdita e 31 dhjetorit. Shkak për këtë pezullim të përkohshëm, u bë procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit.

Artikulli paraprakSHKODRA PUSHTOHET NGA RESHJET ME INTENSITET TË LARTË (Pa koment)
Artikulli tjetërMberrin autori i vrasjes se dyfishte Esat Dushaj ne policine e Shkodres