Pas 10 javësh të mbyllura, tregjet e bagëtive do të jenë të hapura për tregtim.
Deklarata është bërë nga drejtori i Bujqësisë Mustaf Kraja, i cili tha se tregu do të jetë i hapur që nga dita e shtunë, por gjithnjë nën monitorim të plotë. Kraja u bëri thirrje fermerëve që të mos paraqesin kafshë të pa matrikulluara. Rreziku i sëmundjes së Dermatozës Nodulare tek kafshët mbajti të mbyllura të gjitha tregjet e bagëtive. Më parë fermerët e Shkodrës kanë kërkuar hapjen, pasi sipas tyre sëmundja nuk kishte rrezik.