Papunësia vijon të jetë një fenomen shqetësues për kryeqëndrën e veriut Shkodrën.

Shkalla e lartë e papunësisë ka bërë që të rinjtë në fshatin Kosmac të bashkisë Vau-Dejes të ardhmen e tyre ta shohin jashtë vendit.

Kryetari i fshatit Ali Idrizi thotë për Star Plus se janë disa arsye kryesore që i bëjnë të rinjtë të largohen nga fshati sic është gjendja e rëndë ekonomike e cila më pas bën që këto banor të humbasin shpresën për të jetuar .

Sipas Idrizit në fshatin Kosmac të rinjtë përbejnë vetëm 5 % të komunitetit

Sipas kryetarit të fshatit vëmendja e shtetit përgjatë tre dekadave në lidhje me këtë zonë ka qënë zero.Kjo duket edhe nga fakti mungojnë investimet në bujqësi, infrastrukturës etj, thotë Idrizi

Dëshira për të lëvizur nga Shqipëria ka prekur masivisht të rinjtë. Ndërkohë edhe Shkodra e cila njihet si kryeqyteti i papunësisë është prekur masivisht nga kjo plagë e cilas referuar ekspertëve po dëmton ekonominë dhe po prish strukturën e familjes.

Artikulli paraprakIANOVITZ: DREJTËSIA TË LUFTOJË GJAKMARRJEN
Artikulli tjetërQENDRA MEMO: TË MOS HARROJMË KRIMET E KOMUNIZMIT