Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për shembjen e disa objekteve tek zona e Shkembit të Kavajës, por ka hasur në kundërshtinë e bizneseve.
Pronarët e bizneseve kanë bërë rezistencë, duke mos lejuar shembjen e objekteve. Policia dhe zjarrfikësja në vendin e ngjarjes, por fadromat nuk e kanë nisur ende punën pasi banorët po i pengojnë. “Vetëm po kaluat mbi trupi tonë mund të shembni pronat tona”, janë shprehur banorët.