LUKA I KONTAKTUAR ME TELEFON: NUK KAM ASNJË SHKRESË ZYRTARE DREJTUAR PERSONIT TIM. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht një tjetër zyrtar të lartë të pushtetit vendor.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka akuzohet nga IKMT për shpërdorim të detyrës në bashkëpunim. Së bashku me të, kallzohen edhe ish-anëtarët e KRRT si dhe shtetasja Aida Shllaku, aktualisht me detyrë; drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit. Sipas IKMT janë disa raste kur këta shtetas me funksione të larta publike, kanë shkelur parashikimet e detyrueshem ligjore, duke miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si kur kanë qenë funksionarë të KRRT-së bashkia Shkodër, si dhe tani në detyrat që ushtrojnë aktualisht. Po ashtu IKMT kallëzon penalisht edhe shtetasit Sezai Kraja me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie si dhe shtetasit Isa Gjonkecaj dhe Arben Kallaçi që kanë ushtruar po këtë detyrë në periudha të ndryshme kohore.Akuza edhe për këta persona është “shpërdorim detyre” për shkak të mos respektimit të urdhërimeve ligjore për vazhdimin e proçedurave si dhe zbatimit të vendimeve të marra.IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për shtetasit që ushtrojnë aktualisht funksione publike. Por nga ana tjeter I kontaktuar me telefon nga Star Plus TV, Kryetari I Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, hedh poshtë çdo akuzë, duke u shprehur se në institucionin që ai drejton nuk ka mbërritur asnjë shkresë zyrtare që përfshin vetë atë apo edhe personat e tjerë. Ky denoncim vjen pikërisht thuajse 3 muaj para fushatës zgjedhore per kreun e Bashkisë së Shkodrës, por edhe 3 muaj në përfundim te mandatit të kryetarit te Bashkisë së Shkodrës, kur njihet edhe nga vetë opinion që proçesi I dhënies së lejeve të ndërtimit në 8 vite në Bashkinë e Shkodrës nuk ka qënë aspak I lehtë për të interesuar kjo për shkak të kërkesës së lartë të plotësimit të dokumentacionit nga ndërtuesit, e aq më tepër kur keto akuza vijnë pikërisht në fund të mandatit

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/kCXm3JfLdd4?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPLAGOSJA E 16 VJEÇARIT NË GRUDË, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërBANORËT E NËNSHKODRËS GATI PËR PROTESTËN E RADHËS