4 objekte në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” kanë nisur që të shemben nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Pronarët e këtyre objekteve kanë debatuar me përfaqësuesit e IKMT duke kërkuar urdhërin e prokurorisë dhe dokumentacionet e tjera për këtë aksion por përgjigja ka qenë se kjo po bëhet me vendim të këshillit të ministrave.
Pronarët e këtyre e objekteve e quajnë një grabitje prishjen e ndërtesave që ata posedonin deri më sot. Pavarësisht rezistencës dhe pretendimeve të pronarëve fadroma ka nisur shembjen e katër objekteve në kuadër të rikonstruksionit që po i bëhet stadiumit “Loro Boriçi”.