Iku me fëmijën në Siri, mediat: Shqiptarja u njoh online me ISIS
Një ndër arsyet që e shtynë Valbona Berishën 34-vjeçaren nga Kosova që të bashkohet me ISIS, ka qenë lidhja që krijoji me një nga bosët e organizatës terroriste. Sipas mediave Italiane Valbona u dashuruar me të, pasi komunikoi online për një kohë të gjatë. Bëhet e ditur se 34-vjeçarja ka biseduar online me 2 predikues dhe me njërin prej tyre ka rënë në dashuri. Pas bisedave ajo u bind që të shkonte në Siri, bashkë me djalin 6-vjeçar, Alvin. Në kompjuterin e saj autoritet italiane kanë gjetur disa imazhe, për rrugën do të ndiqte Valbona Berisha për të shkuar në Siri. Gjithashtu në këtë kompjuter është vërtetuar që 34-vjeçarja i është bashkuar organizatës terroriste, pasi në Youtube ajo shikonte shpesh materiale për ISIS. Ende nuk dihet nëse Valbona Berisha dhe djali i saj 6-vjeçar janë gjallë. Por një dëshmi e një italiane të kthyer nga Siria, ka dhënë shprese për babin e 6-vjeccarit. Ajo u ka thënë autoriteteve italiane se e kishte takuar Valbonën bashkë me djalin e saj.