Mesazh i Avokatit te Popullit, z. Igli Totozani, ne Diten Nderkombetare te Familjes.

Avokati I Popullit z. Igli Totozani, ne Diten Nderkombetare te Familjes i drejtohen me nje apel aktoreve te politikes, strukturave te posacme shteterore qe merren me hartimin e politikave sociale, shoqerise civile, si dhe gjithe partnereve te tjere per zhvillim, qe te kushtojne me shume vemendje dhe perkushtim, ndaj vleres me te madhe qe ka sot njerezimi: Familjes. Avokati I Popullit ngre shqetesimin se shume familje shqiptare po perballen sot me veshtiresi te medha ekonomike, papunesi, varferi, me mungesen e nje perspektive te sigurt dhe te qarte per veten. Ne nje situate te veshtire gjenden sot vecanerisht familjet qe mbijetojne me ndihme ekonomike, te cilat nuk konkurrojne dot as per strehim social dhe nuk arrijne dot te paguajne as sherbimet bazike si furnizimi me uje dhe energji elektrike. Ne diten Nderkombetare te Familjes nuk mund te mos permendim edhe veshtiresite e familjeve, qe humbin shtepite ne kredite e keqija, apo nga shpronesimet me cmime te pamjaftueshme. Te mos harojme se shtepia/ banesa eshte ambienti mbrojtes i familjes . Avokati I Popullit z. Igli Totozani u rekomandon autoriteteve zyrtare se duhen ndermarre politika vizionare per te mbrojtur familjen nga keta faktore. Jane te dosmodoshme aplikimet e subvencioneve per ciftet e rinj, si dhe per femijet e sapoardhur ne jete. Duhen siguruar sherbime te ndryshme ndaj familjes, sidomos ndaj familjeve te reja, ne menyre qe te ndertojne perspektiva jete te sigurta. Eshte e rendesishme te ndertohen instrumente per te mbrojtur familjet ne krize, familjet me shume femije , pasi familja eshte berthama e shoqerise. Nje tjeter mesazh i rendesishem i Avokatit te Popullit i drejtohet strukturave qe merren me parandalimin e dhunes ne familje, nje fenomen shkaterrues dhe I denueshem per cdo shoqeri

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakQYTETARËT RAPORTOJNË, DËMTOHEN NDRIÇUESIT ELEKTRIKË
Artikulli tjetërMOTI I KEQ NË VEND, OSHEE SHPJEGON SITUATËN AKTUALE