Ilham Aliyev u rizgjodh president i Azerbajxhanit të mërkurën me mbi 92% të votave, sipas rezultateve paraprake. Një urim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur @presidentaz për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakJORIDA TABAKU PRITET NË DEPARTAMENTIN E SHTETIT
Artikulli tjetërPRESIDENTI I AZERBAJXHANIT FITON ZGJEDHJET ME MBI 90% TË VOTAVE