Pedagogë, gjyqtarë dhe ekspertë të drejtësisë gjatë takimit për ndryshimet kushtetuese dhe reformën dhe në drejtësi u shprehën mjaft ashpër. Ilir Berhani, profesor në fakultetin e drejtësisë deklaroi qartë se “drejtësia në Shqipëri cenohet prej të fortëve dhe nëse gjendja aktuale nuk ndryshohet tërësisht atëherë reforma në drejtësi është e dështuar”.

Po ashtu u vendos në diskutim se nëse në kushtetutën e Shqipërisë do bëhen shumë ndryshime atëherë a mos lind nevoja për një kushtetutë të re. Grupi i ekspertëve për ndryshimet kushtetuese u shprehën se sugjerimet dhe mendimet do të merren parasysh duke qenë se kërkohet një reformë për të shëndoshur sistemin e drejtësisë si një kush edhe i BE-së për vendin tonë.

Artikulli paraprakBASHKIM DEDJA: BESUESHMËRIA NË GJYKATA E ULËT
Artikulli tjetërAMBASADORJA E BE: REFORMA NË DREJTËSI KYÇE