Presidenti Ilir Meta thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin të ligjshme dhe kushtetuese, dhe se për një proces të ri zgjedhor për kryebashkiakët e vendit, ai është i gatshëm të presë në takim kryeministrin Edi Rama për të negociauar edhe 13 tetorin, nëse kjo është një datë që nuk i pëlqen kreut të qeverisë, siç ai u shpreh dje duke e quajtur një ditë të zakonshme.
Kreu i shtetit tha se është i gatshëm të negociojë me kreun e qeverisë për një tjetër datë, por që sipas tij duhet t ëjetë patjetër përpara 17-18 tetorit, data kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian marrin vendimin për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë për tu integruar në BE.