Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv përballë gazetarit Blerti Delija. Meta deklaroi se qeveria e rilindjes e ka zvogëluar Shkodrën duke i larguar një sërë drejtorish të rëndësishme dhe e ka lënë pa investime këtë qark.
Duke folur për largimin e deputetit të Shkodrës Agron Çela nga Partia e Lirisë tek Partia Socialiste, Meta tha se kushdo bën zgjedhjet e veta ndërsa deklaroi se nuk ka qenë i lajmëruar nga deputeti Çela për këtë lëvizje.

Sa i përket zgjedhjeve vendore të 14 majit, Meta tha se Partia e Lirisë në Shkodër do të marrë ndër rezultatet më të mira.

Meta akuzoi kryeministrin Rama për skandalin Mc Gonigal duke thënë se e kanë kuptuar gjithë shkodranët, shqiptarët dhe ndërkombëtarët se i vetmi objektiv i kreut të qeverisë sipas Metës është vjedhja.

Ilir Meta në këtë intervistë për Star Plus iu përgjigj edhe një sërë pyetjesh të tjera mbi aktualitetin politik dhe lidhjet e tij me Shkodrën gjatë viteve kur ishte kryemistër, kryetar i Kuvendit apo edhe President.

 

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN MILOT-LAÇ, PLAGOSEN 2 PERSONA
Artikulli tjetërPD SHKODËR FTESË TË RINJVE PËR PROTESTËN E 3 MARSIT