Kuvendi i Shqiperise ka zgjedhur me 87 vota pro, 2 kunder dhe asnje abstenim Presidentin e Ri te Republikes, qe eshte Ilir Meta.
Pasi kishin deshtuar tre raundet e para per zgjedhjen e Presidentit ku nuk u paraqit asnje kandidature, ne raundin e katert 23 deputete propozuan emrin e Kryetarit te Parlamentit dhe te LSI Ilir Meta per postin e Presidentit te Republikes.Meta mori nje dite me pare dhe mbeshtetjen zyrtare te PS per te qene kreu i ri i shtetit per mandatin 2017-2022. Seanca plenare per zgjedhjen e Presidentit te Ri te Republikes.Valentina Leskaj drejton seancen. Te pranishem 89 deputete.Ne emer te komisionit te ligjeve raportoI Vasilika Hysi qe konfirmoi se kandidatura e Ilir Metes eshte ne perputhje me kushtetuten dhe ploteson cdo kriter.Sekretariati i perbere nga Musa Ulqini dhe Vangjel Tavo drejtuan votimin ne kater dhoma te fshehta te vendosura ne ambjente e anetareve te qeverise ne sallen e Parlamentit.Opozita ka vazhduar bojkotin e saj duke mos qene e pranishme ne sallen e Parlamentit.