META: KETI BAZHDARI MUND TI SJELLE SHKËLQIMIN E DUHUR SHKODRËS. Kryetari i Kuvendit njëherësh Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër ku ka prezantuar përpara strukturave të kësaj partie kandidaten e mazhorancës për zgjedhjet vendore Keti Bazhdarin. Në fjalën e tij krah Bazhdarit, Kryeparlamentari Meta ka shprehur vlerësimin për kandidaten e mazhorancës duke theksuar edhe një herë mbështetjen e LSI për të si një alternativë fituese në zgjedhjet e qershorit.
LSI-së nënvizoi se falë mbështetjes së qeverisë dhe gjithë qytetarëve shkodranë do të bëhet e mundur që qytetit verior t’i jepet shkëlqimi duke sjellë ndryshimin e tij. Nga ana e saj vetë kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë garantoi se do të punojë për të ndryshuar Shkodrën, teksa ka falënderuar LSI për mbështetjen.