Kreu i Kuvendit Ilir Meta mbajti një fjalim të gjatë para deputetëve ku tha të vërtetat e tij përballë skandalit të CEZ që ka shpërthyer e ku opozita i kërkon të dorëhiqet.

 

Meta thotë se nuk është ai ish-kryeministri që ka përfituar para përmes kompanisë DIA që do të mblidhte borxhet ndaj CEZ. Kryeparlamentari tha se ka “qenë një ish kryeministër i cili ka përfituar transferta nga DIA për llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR me emrin e tij, dhe se organet po hetojnë për të kuptuar nëse është në mënyrë të paligjshme ose jo”. Përballë akuzat të opzoitës se ka ndikuar në përzgjedhjen e kompanisë DIA mes 9 të tjerave që u caktuan për mbledhjen e borxheve, Meta tha se administratori Kastriot Ismailaj është propozuar nga ambasadori ynë në Pragë në vitin 2010. 

Sipas dëshmisë së ish-drejtorit të CEZ Hejsek, – përmendi Meta, – Ismailaj ishte “njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Sali Berisha. Ambasadori ka qenë i emëruar prej tij, ka qenë edhe deputet i djathtë zotëria, të mos e marrim nëpër gojë. Juve ju pëlqen ajo pjesë që doni ju. Mos falsifikoni mos manipuloni, mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz, politik, mediatik, dhe financiar. Se paguhet të gënjehet dhe të mashtrohet”. Meta akuzoi opozitën se po përdor Tom Doshin dhe Dritan Priftin për të shpifur kundër tij. “Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz, theksoi Meta, – pa pasur prova mos më kërkoni dorëheqjen. “Keni ndonjë kritike për punën time si kryetar i parlamentit? Pse sa herë të gjeni ju ndonjë mafioz, mashtrues që të kërkojë dorëhejen do jap dorëhejqn une?”, tha kryetari i Kuvendit. 

Në këtë kontekst ai solli në vëmendje vitin 2011 kur tha dorëheqjen si ministër i Jashtëm pas publikimit të videos Meta-Prifti, por tha se “demokratët nuk duhet të mësohen keq nga ky fakt”, kur vetë lideri i opozitës Basha i ka bërë “bisht” hetimit të tij për rrugën e Kombit. “Po kush ma kërkon mua Lulzim Basha, ai i ka ikur gjykatës, i ka ikur procesit duke sajuar vizita jashtë shtetit dhe duke e mbyllur cështjen, ndërsa unë i kam shkuar hetimit deri në fund. 

Nuk e marr si personale, ndoshta është dhe faji im që nuk kam folur më përpara më hapur, por kam menduar që do të ndërgjegjësoheshit”, tha kryeparlamentari. Meta përsëriti edhe njëherë qëndrimin se është për një hetim ndërkombëtar të kësaj çështje. “Ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik, mediatik dhe financiar për të më përfshirë me domosdo përmes një propagande mashtruese e cila nuk mbështetet në asnjë fakt dhe provë, përmes financimit mafioz të emisioneve dhe gazetarëve që publikojnë të pavërteta dhe kolegëve deputetë që bëhen zëdhënës së tyre. 

Lidhur me këtë kompani që ka nisur nga një agjencia BIRN mund t’ju them se gjithçka është fare e qartë, çdo gjë ka qenë e studiuar mirë. Agjencia BIRN ka përmendur emrin tim pasi i referohet raportit të studios e cila nuk është angazhuar nga qeveria aktuale, por është angazhuar nga qeveria e mëparshme dhe është firmosur nga ish-drejtori i OSHEE Sahit Dollapi. Dhe Clifort është kompani që ka bërë dhe shërbime të tjera për qeverinë. Pas përmendjes së emrit tim në mënyrë të manipuluar nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN-it që natyrisht ka bërë edhe ajo shërbimet e saj duke përmirësuar standardet e jetës, kompania Clifort ka bërë një sqarim, që nuk e ka përmendur emrin e zotit Meta për një transfertë dhe asnjë praktikë korruptive lidhur me çështjen e DIA-s. Natyrisht është përmendur fakti që kanë qenë të përfshirë politikanë dhe fakti që ka qenë një ish kryeministër i proceduar më parë për korrupsion. Ka qenë një ish kryeministër i cili ka përfituar transferta nga DIA për llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR me emrin e tij, organet po hetojnë për të kuptuar nëse është në mënyrë të paligjshme ose jo. Nëse ju doni që patjetër të jem unë ai ish kryeministër më vjen keq. Kompania DIA dhe çdo kompani tjetër, se janë dhe 9 të tjera, po DIA ka mbledhur vetëm 20 % të borxheve, 80 % të tjera i kanë mbledhur kompanitë e tjera që janë krijuar. Një tjetër falsifikim që është bërë është se Ilir Meta ka ikur në Pragë për të negociuar, sipas ish-drejtorit Hejsek. Mos u merrni me spekulime të tilla, lexoni dhe deklaratat e Hejsek se unë kam pasur probleme me të se asnjë herë nuk i mbanin premtimet se Shqipëria ishte pa drita. Ai ka deklaruar në Pragë ku propozimin për Ismailajn ja ka bërë ambasadori ynë atje në atë kohë duke i thënë se ky person ishte njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Sali Berisha. Ambasadori ka qenë i emëruar prej tij, ka qenë edhe deputet i djathtë zotëria, të mos e marrim nëpër gojë. Juve ju pëlqen ajo pjesë që doni ju. Mos falsifikoni mos manipuloni, mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz, politik, mediatik, dhe financiar. Se paguhet të gënjehet dhe të mashtrohet. Nuk më ka shkuar mendja të shkoj në Pragë për të negociuar, por kam qenë në Pragë për kongresin e partive socialiste evropiane zoti Balla, ka qenë dhe Balla atje po s’i kishim të mira marrëdhëniet atëherë për arsye të koalicionit ku unë ndodhesha. Keni bërë namin se qenka një dëshmitar E.M që qenka i LSI e ka vënë Meta. Ky dëshmitar ka qenë 3-4 muaj në LSI është konfliktuar me një të ri aty për motive të dobëta dhe është përjashtuar nga LSI nuk ka asnjë lidhje me këtë forcë prej 10 vitesh. Ilir mMta ka pasur vetëm një njeri nën varësi, KESH- in. as ERE nuk ishte në varësinë time si ministër, anëtarët e bordit ishin vendosur që para vitit 2009. Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor, nuk i kam bërë asnjë favor. Nëse më gjeni një letër që justifikon me kërkesën e vet ERE-s për problemet që kishte CEZ , nuk keni fare nevojë të më kërkoni dorëheqjen, dorëheqjen e jap vet unë. Kur nuk keni fakte mos përdorni Tom Doshin, Dritan Priftin për të shpifur kundër Ilir Metës. Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz. Më kërkoni dorëheqjen mua se ju ka thënë kryetari i pafajshëm Lulzim Basha? Sepse ka mashtruar gazetarja e BIRN-it? Nuk e kuptoj, mbi çfarë baze, mbi çfarë fakti, mbi çfarë prove. U mësuat keq me dorëheqjet e mia, edhe pse zoti Berisha më ka thënë mos jep dorëheqjen se është montazh unë thash dorëheqjen për videon në 2011. Por e dhash dorëheqjen se kisha konflikt interesi, isha ministër. Keni ndonjë kritike për punën time si kryetar i parlamentit? Pse sa herë të gjeni ju ndonjë mafioz, mashtrues që të kërkojë dorëhejen do jap dorëhejqn une? Po kush ma kërkon mua Lulzim Basha, ai i ka ikur gjykatës, i ka ikur procesit duke sajuar vizita jashtë shtetit dhe duke e mbyllur cështjen, ndërsa unë i kam shkuar hetimit deri në fund. Nuk e marr si personale, ndoshta është dhe faji im që nuk kam folur më përpara më hapur, por kam menduar që do të ndërgjegjësoheshit. Unë jam për hetim amerikan, se kam dëgjuar këta mafiozët që thonë shkrimi është bërë me porosi të ambasadës amerikanë. Kështu që unë nuk kam frikë të përballem as me amerikanët, as me evropianët. Unë jam i bindur tek e vërteta”.

 

Artikulli paraprakSHQIPËRIA DO TË VAZHDOJË TË JETË NËN MONITORIMIN E KËSHILLIT TË EUROPËS
Artikulli tjetërKOMISIONET, DEBATE NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT BASHKIAK