Ilir Meta sulmoi SPAK-un nga Lezha/ Kryetarja e PD Alfrida Marku: Koha e politikanëve që kanë mbrojtur pandëshkueshmërinë, ka marrë fund
Një ditë më parë, kreu i PL, Ilir Meta, nga qyteti i Lezhës ka vijuar me akuzat dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, kryetarja e PD-së në Lezhë, Alfrida Marku, shkruan se“koha e cilitdo politikan e vendimmarrës, në institucione publike apo të drejtësisë së plepave, që të mbrojtur nga “rregulli” i pandëshkueshmërisë në 33 vite kanë abuzuar me pushtetin, me të drejtën, me pasurinë publike e të ardhmen e shqiptarëve, ka mbaruar”.
Më poshtë reagimi i plotë:
Kur shqiptarët dëgjojnë se politikani i pakorruptuar, “sozia” e të cilit ishte me zë e figurë në videon e 700 mijë eurove, që endet dyerve të drejtësisë për CEZ-DIA e kushedi sa afera të tjera, që së fundmi ka lançuar telenovelën me personazh kryesor të korruptuarit e personazh negativ drejtësinë, nga Lezha paska sulmuar SPAK-un .
Koha e cilitdo politikan e vendimmarrës, në institucione publike apo të drejtësisë së plepave, që të mbrojtur nga “rregulli” i pandëshkueshmërisë në 33 vite kanë abuzuar me pushtetin, me të drejtën, me pasurinë publike e të ardhmen e shqiptarëve, KA MBARUAR !