Ilir Meta nis sot në Itali vizitën e tij të parë zyrtare si President i Republikës së Shqipërisë.

Vizita dy ditore e Presidentit Meta do të nisë me takimin në mesditë me Presidentin italian Sergio Mattarella. Në ora 19.30 të mbrëmjes së sotme Presidenti i Shqipërisë do të pritet në sallën e Kavalierëve në Parlamentin italian nga kryetaria e dhomës së deputetëve Laura Boldrini. Gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Romë, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim pune dhe me kreun e Dhomës së Senatit z. Pietro Grassi.

Gjithashtu Presidenti Meta do të takohet në Romë dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar si dhe me gazetarë vendas. Në qëndër të takimeve do të jenë marrëdhëniet dy palëshe mes Shqipërisë e Italisë, rrugëtimi europina i vendit tonë, lufta kundër krimit të organizuar si dhe tematika të aktualitetit ndërkombëtar si kriza e emigrantëve e rreziku nga terrorizmi.

Artikulli paraprakSOT VITI I RI SHKOLLOR, 33 MIJË FËMIJË ULEN PËR HERË TË PARË NË BANKA
Artikulli tjetërSOT SEANCË PLENARE, RAMA PREZANTON PROGRAMIN POLITIK