Me propozim të ministrit të Brendshëm qeveria ka marrë një vendim sot për krjimin e një shoqërie tregtare shtetërore me emrin “Illyrian Guard”, e cila do të ofrojë shërbime ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.

Me një kapital fillestar 10 milionë lekë të përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, “Illyrian Guard” është 100 % të Ministrisë së Brendshme.

“Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj”, sqarohet në vendimin e qeverisë.

Në vendim, thuhet se “të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike”.

Ministria e Brendshme i siguron shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., nga inventari i saj i pronave publike, mjediset e punës të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

Artikulli paraprakMINISTRJA DENAJ NJOFTON RRITJEN E PAGAVE PËR 65 MIJË PUNONJËS
Artikulli tjetërREFUGJATËT SIRIANË TENTOJNË TË ARRATISEN NGA KAMPI NË GREQI, SHPËRTHEJNË NË DHUNË NDAJ POLICISË