Një datë, jo si çdo datë..!?

Ca data, nuk duhen harruar! Jo për të ruajtur linjën emocionaliste të ndodhive, që për inerci të fakteve, na tërheq drejt zhargonit të turmës.

Porse, ca data, janë stacione të rëndësishme të zgjimit të ndërgjegjes dhe nxitjes për të jetuar si elitë, larg tërheqjes të jetuar jashtë natyrës, në të cilën na krijoi Krijuesi i gjithësisë!

Padyshim, kjo datë, që na kthen shumë vite pas në kohë, duhet të mos ngelet thjeshtë një moment reflektimi, por duhet të shërbejë si një çast analize, për të parë veten në pasqyrë, për vendosur në peshore të sotmen dhe për të mos lejuar përsëritjen e shkeljes, siç shkelen insektet, që sot ofrohen edhe si ushqim ploy proteina dhe kalori!

“Nën dritën e fjalimit tuej të 6 shkurtit, ju premtojmë se do të përqafojmë dhe do t’i vemë në jetë mësimet e partisë për zhdukjen e të gjitha mbeturinave, do të djegim me zjarr çfaqjet e hueja që pengojnë ecjen tonë përpara dhe do të kalitemi me moralin komunist.

Pak ditë ma parë ne vendosëm njëzani t’i kthejmë dy xhamijat e lagjes nga institucione të errësinës dhe vatra të propagandës së çfrenueme kundër interesave të popullit në qendra për edukimin dhe argëtimin e brezit të ri…

Tue kuptue damin që i sjellin familjes dhe shoqnisë zakonet prapanike dhe bindjet fetare, ne zotohemi:

1) Do të punojmë me të gjitha forcat si aktivistë të organizatës së frontit për të dërmue çdo gja që pengon, sado pak, ecjen tonë në rrugën e caktueme nga partia jonë e lavdishme.

2) Do të heqim të gjitha ceremonitë e festat fetare që kanë xanë vend deri tashti.

3) Nuk do të presim njeri për festat fetare. …”

– [Letër e hapur e popullit të bllokut nr. 1-2 të lagjes “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, me titull: “Do të heqim të gjitha ceremonitë e festat fetare”, në gazetën “Zëri i popullit”, v. 26, nr. 73 (5798), e dielë, 26 mars 1967, fq. 3. (Letra mban datën 19 mars 1967)].
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 6 shkurt 2023

Artikulli paraprakTËRMETI QË SHKAKTOI MBI 900 TË VDEKUR, TURQIA SHPALL GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME
Artikulli tjetërTËRMETI NË TURQI, BARDH SPAHIA: POPULLI I SHKODRËS DHE SHQIPËRISË I GJENDET PRANË TURQISË NË KËTO MOMENTE TË VËSHTIRA