Imamët e vetëshpallur sërish në gjykatë, nesër vendos Apeli
Nëntë të dënuarit në procesin e konsideruar Imamët e vetëshpallur nën akuzë për terrorizëm e rekrutim luftëtarësh pritet që të mërkurën të dalin sërish para gjykatës. Në orën 10:30 të së mërkurës Apeli i Krimeve të Rënda do të vendos për Imamët nëse do të lërë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë apo të të pranojë kërkesat e tyre për pafajësi. Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton sërish këta të dënuar dhe për vazhdim të aktivitetit të tyre rekrutues nga qelitë e paraburgimit ku ata ndodhen. Burime nga krimet e rënda sqaruan për Report Tv se disa nga imamët e vetëshpallur kanë mbajtur lidhje me rrjetin e tyre jashtë duke komunikuar në biseda telefonike. Disa nga bisedat e përgjuara rezultojnë të kenë çuar dhe në arrestimet e 4 të dyshuarve 1 javë më parë në Shkodër të konsideruar si celula e ISIS dhe persona që po përgatisnin atentaitn në stadiumin “Loro Boriçi” ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael.