Mbledhja e Kryesisë, ngritja e një grupi pune për ndryshime në statut, si dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në Pranverë, për një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-Ministrin, Arben Imami janë hapi i fundit i Lulzim Bashës, për ta mbyllur partinë ndaj zërave kritikë.

Në një intervistë Imami, i lënë jashtë Grupit Parlamentar demokrat nga Lulzim Basha, e akuzon këtë të fundit si shkaktarin e vetëm të rrënimit të Partisë Demokratike, për shkak të paaftësisë së tij politike.

Imami, i cili refuzoi propozimin e Lulzim Bashës për të qenë pjesë e grupit të punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshime në statut, flet për rrugën e statutore që duhet ndjekur, e cila është e ndryshme nga ajo që kryesia vendosi të enjten e shkuar.

Imami thotë se nuk është dhe nuk ka asnjë plan për t’u përfshirë në ndonjë lëvizje brenda Partisë Demokratike.

Pjesëmarrja në protestën e organizuar nga opozita në 27 Janar nuk është tregues i opozitë-bërjes, por është tregues i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë Rama.

Pavarësisht vlerësimit të ulët që ka për Lulzim Bashën, ai zgjedh të mos komentojë akuzat në adresë të tij për kontratat e lobimit me kompani ruse, sa kohë që ka një hetim ende në zhvillim për këtë çështje.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MERR BARAZIM TË VLEFSHËM NË KAMËZ
Artikulli tjetërITALIA VIJON TË JETË NË NGËRÇ POLITIK