Kjo e premte ka shënuar edhe të xhumanë e fundit për besimtarët muslimanë para nisjes së muajit të madhërueshem të Ramazanit.
Ne hytben e xhumasë në xhaminë e parrucës, prezent ka qënë imam ii qendrës së bashkuar islame të Arizonës Imam Didmar Faja. Gjate fjales së tij para besimtarëve ai evidetoi vlerat e besimit musliman dhe veprat e mira gjatë muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Imami tha se Thirrja Islame në Amerikë dhe në mbarë botën, po përhapet paqësisht, nëpërmjet rrugëve të semrës dhe mendjes, me argumente dhe bindje. Ai tha se përtej propagandës islamofobe, kudo nëpër botë, jomuslimanët po tërhiqen përherë e më shumë drejt Islamit dhe vërtetësive të tij.