Imazhi mes së shejtes laikes dhe magjikes ishte tema e referuar nga profesori I I pikturës në degen e arteve të universitetit Luigj Gurakuqi, Sidi Kanani, në vazhdën e takimeve publike të iniciuara nga Bashkia Shkodër.
Ky ishte takimi i dytë i një cikli bisedash me të gjithë artëdashësit, në lidhje me artin e organizuar nga Galeria Arteve Shkoder .
Sidi Kanani është pedagog I piktures në degën e arteve të universitetit Luigj Gurakuqi. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në konkurse dhe workshope.
Nderkohë ai u shpall dhe fitues i edicionit të 18 të konkursit “Onufri”, për ciklin emblematik të pikturave të tij.