Në takimin e organizuar nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri për informimin dhe zbatimin e reformës administrative-territoriale, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi promovoi transparencën e buxhetit pranë institucionit që ajo drejton.
Ademi tha se çdo qytetar e ka mundësinë të marrë informacion online për buxhetin e bashkisë dhe kompetëencat e çdo drejtorie përmes faqes zyrtare. Ndërkohë, koordinatorja e projektit u shpreh se përvec kuadrit ligjor, shoqatat luajnë rol të rëndësishëm për implementimin e reformës.
Në këtë takim kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ritheksoi gjithashtu nëvojën e bashkisë për investime nga qeveria. Sipas saj, projektet e Shkodrës vijojnë të mos mbështeten nga Fondi I Zhvillimit të Rajoneve.