Drafti për disa ndryshime në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve që mban firmën e 3 deputetëve të mazhorancës Shalsi, Bushati, Derveni do të nisë diskutimet në komisionet parlamentare javën e ardhshme duke rikthyer edhe një herë debatin mbi importin e mbetjeve.
Sipas kalendarit të punimeve, projektligji pritet të miratohet në parlament në datën 22 shtator.Ligji 10.463 i vitit 2011 i miratuar nga demokratët, ishte i pari që shfuqizua nga kryeministri Edi Rama sapo mori detyrën në shtator vitit 2013. Tre deputetë të shumicës në muaj qershor depozituan në kuvend propozimin që përmban disa ndryshime në ligjin e shfuqizuar duke u shprehur se abuzimet shmangen për shkak të rritjes së kontrollit në pikat e kalimit kufitar. Por, kjo do të thotë që sërish do i hapet rrugë importit të mbetjeve sipas listës së gjelbër miratuar nga BE. Ligji parashikon importohen vetem mbetjet jo te rrezikshme dhe atyre inerteve sipas listrës së be dhe autorizimi për importin e tyre e jepet Ministri i Mjedisit. Rregullorja e miratuar parashikon se afati i autorizimit është 2 vjet. Drafti parashikon penalitete, masë administrative gjobë në vlerën nga 1 500 000 deri ne 2 000 000 lekë për subjektet që tentojnë të imperojnë mbetje pa autorizim.