“IMSI Catcher”, Çako hesht për pajisjen: Ka një hetim nga prokuroria

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve në komisionin hetimor parlamentar mbi pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”. Kryepolici ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit, por heshtjen e tij e justifikoi me faktin se për këtë çështje ka një hetim nga prokuroria. Nga mbledhja u larguan deputetët e mazhorancës, të cilët nuk pranuan që seanca të drejtohej nga Flamur Noka, për të cilin kërkuan më herët përjashtimin me 10 ditë. “Nuk jam i predispozuar të flas përsa kohë ka një hetim nga organi i akuzës. Nuk jam i pandehur këtu. Jam i vendosur të zbatoj ligjin dhe ky është qëndrimi im”, tha Çako. Më herët, drejtuesi i seancës akuzoi ministrin Tahiri se po i shmanget komisionit hetimor dhe për këtë arsye ai tha se do të njoftojë policinë për shoqërimin e tij. Përveç Tahirit, në komision nuk u paraqit për të dëshmuar edhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, i cili kishte njoftuar se ndodhet jashtë Shqipërisë.

Artikulli paraprakLEKSIONE NGA BURGU,TE DENUARIT-TE RINJVE:MOS BENI GABIMET TONA
Artikulli tjetërVRAU GRUAN,21 VITE BURG SHQIPTARIT,DY FEMIJET MARRIN NGA 500.000 EURO