Arqipeshkevi i Shkodres Imzot Angelo Massafra ka uruar per festat e 7-8 Marsit.
“Në këto dy ditë të veçanta, le të përulemi me respekt dhe dashuri para të gjithë mësuesve, nënave dhe grave në Shqipëri. Mësuesit janë fara e ditëve të ardhshme, udhërrëfyesit që ndriçojnë rrugën e dijes dhe fryma e kulturës sonë. Me devotshmëri të pa-mohueshme dhe guxim të pa-ndërprerë, ato hapin dyert e dijes për brezat e ardhshëm dhe ndërtojnë një shoqëri më të formuar dhe më gjithëpërfshirëse.
Gratë dhe nënat janë forca e pa-lëkundur e shoqërisë sonë. Me dashurinë e tyre të pashoqe, ngrohtësinë e tyre të jashtëzakonshme dhe guximin e tyre të pa-epur, ato kontribuojnë në rritjen e harmonisë dhe qëndrueshmërisë së familjeve dhe komuniteteve tona. Përvoja e tyre është frymëzim për të gjithë Ne në ndërtimin e një shoqërie ku të drejtat dhe vlerat e grave respektohen plotësisht.
Papa Françesku na kujton se “La donna è colei che fa bello il mondo” – gratë janë ato që e bëjnë botën më të bukur, ato që kujdesen dhe e mbajnë atë në jetë. Ato sjellin një frymë të re, një ngrohtësi që shndërron gjithçka që prekin.Në këto ditë të veçanta, e jo vetëm, te angazhohemi te gjithe duke u kujdesur që të respektohen të drejtat e tyre dhe të njihen nevojat e tyre.
Le të angazhohemi në ndërtimin e një shoqërie me mundësi të barabarta dhe më të drejtë për të gjithë, duke pasur në zemër kontributin e pazëvendësueshëm të grave dhe të mësuesve në rrugën drejt një të ardhme më të ndritur.
Faleminderit për gjithçka që bëni, për guximin, devotshmërinë dhe dashurinë që shfaqni çdo ditë.
Ju bëj urimet e mija të përzemërta me shumë respekt, duke ju dëshiruar jo vetëm një ditë por një jetë të plotë me lumturi dhe suksese në rrugën tuaj të përkushtimit dhe dashurisë.
Të gjitha gjeneratat e ardhshme do të jenë mirënjohëse për kontributin tuaj të pa-zëvendësueshëm në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më në paqe dhe më të qëndrueshme.
Ju faleminderit që jeni burim jete. Zoti ju bekofte ju, familjet tuaja, shkollat dhe vëndet ku punoni.
Imzot Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult