Imzot Frendo mesazh të rinjëve: Mos u largoni nga Shqipëria

Arqipeshkvi Imzot Georg Frendo ia ka dedikuar këtë dalje të parë zyrtare si kreu i Kishës Katolike të rinjëve, të varfërve dhe jetimëve. Ai i ka kërkuar të rinjëve, të çmojnë Shqipërinë dhe të mos largohen nga vendi. Imzot George Frendo drejton Kishën Katolike në Shqipëri, insitucionin më të lartë fetarë për besimtarët e Krishterë. Imzot Frendo u emërua nga Papa Francesko dhe daljen e parë zyrtare të tij iu drejtua të rinjëve të mos braktisnin vendin, të varfërve dhe jetimëve. Imzot George Frendo: Më vjen shumë keq kur shoh shumë të rinj të cilët kanë vetëm një ëndërr, të shkojnë jashtë shtetit, duke menduar se vendet perëndimore janë një parajsë tokësore. Por le të çmojmë më shumë aspekte shumë të bukura të traditës, historisë dhe kulturës tonë. I rritur jetim, Imzot George Frendo tha se do të jetë më afër atyre që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje. Imzot George Frendo: Të qëndrojmë më afër personave të tjerë në gjendje më të vështirë në shoqëri, sic janë jetimet dhe të varfërit. Une e di çfarë do të thotë jetim dhe i varfër. Unë kam qenë jetim dhe kam përjetuar varfërinë dhe kjo përvojë më ka ndihmuar që të ndihem më afër atyre që kalojnë këto eksperienca. Imzot George Frendo vlërësoi tolerancën fetare, si një ndër vlerat më të më mëdha të shqiptarëve.

Artikulli paraprakBUXHETI I 2017,MAGJISTRATURA DHE ILDKPKI SHTESE PER REFORMEN
Artikulli tjetërDENOHEN ME 30 MUAJ BURG ME KUSHT DY SHOFERET E MPJ.TRANSPORTONIN LIBRA SHQIP