“Gratë e persekutuara” ka qënë ky aktiviteti I zhvilluar në Muzeun e Dëshimsë dhe Kujtesës me Nxënësit e shkollave të mesme “Oso Kuka” dhe “28 Nëntori”. Në këtë aktivitet nxënësit u njohën me histori të kohës së komunizmit ku janë veçuar 5 prej tyre.

Në opinionin e tij Xherardo Nikjari si historian shprehet se në orët mësimore duhet të përfshihen më shumë histori të komunizmit shqiptar.

Ndërkohë nxënësit thanë se njohja e tyre me historitë e grave të përsekutuara ishte interesante për tad he se në mësimet shkollore këto tema nuk janë shumë të cekura.

Ky takim erdhi në kuadër të aktiviteteve të organizuar nga bashkia Shkodër të titulluar “Dita ndërkombëtare e gruas 8 mars” e cila ka nisur me datën 6 dhe do të përfundojë në datën 10 mars.

 

Artikulli paraprak40 VITE NË ARSIM, 7 MARSI I FUNDIT PËR MËSUESEN
Artikulli tjetër7 MARSI, SHPENZIMET E SHKODRANËVE PËR MËSUESIT