Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi ligjin që i hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Reagimi i plotë:

Keqardhje për argumentat që edhe juristët e sapo diplomuar nuk do i shkruanin aq mediokre si ato për dekretimin e ligjit “Për zonat e Mbrojtura”. Presidenca dhe ekipi misterioz, flet për “shqyrtim abstrakt” edhe ka bërë një arsyetim absurd. Nuk e shikojnë dot shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nuk e shikojnë dot shkeljen e konventave ndërkombëtare për mjedisin, nuk e shikojnë dot shkeljen e kushtetutës.

“Institucioni i Presidentit të Republikës ka detyrë të mbikëqyrë vetëm respektimin e procedurës kushtetuese në procesin ligjvënës”- ku e ka gjetur këtë që duhet shikoj vetëm procedurë dhe jo normat dhe parimet kushtetuese dhe standartet e BE dhe konventave që ka ratifikuar vendin, do ngelet mister ashtu si emrat e ekipit që e këshillon. Uroj që ky ekipi i thirrur për konsultë mos jetë nga zyra e kryeministrit.

Zonat e Mbrojtura janë aset kombëtar dhe do i mbrojmë me të gjitha mjetet, duke mos lejuar betonizimin dhe shkatërrimin e tyre. Presidenti i hoqi shansin vetën që të shikohej si institucion i pavarur.

Artikulli paraprak‘MBRETI CHARLES NUK KA VDEKUR’, PALLATI MBRETËROR REAGON PAS LAJMIT TË RREMË NGA MEDIAT RUSE PËR MONARKUN
Artikulli tjetërKREU I AGJENCISË SË OKB-SË NË GAZA: IZRAELI MË NDALOI HYRJEN NË TERRITORIN PALESTINEZ